Ndërlidhjet

Topi: KQZ-ja, çështje e partive



Përbërja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është çështje e partive politike dhe jo e presidentit. "Presidenti kërkon respektimin e Kushtetutës në zgjedhjet e 8 majit. Kam bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje” theksoi kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi.

Deklarata e Topit vjen pas interesimit të mediave lidhur me kërkesën e Partisë Socialiste mbi rikompozimin e KQZ-së, si e vetmja garanci për zgjedhjet lokale të 8 majit.

Zgjedhjet vendore shihen si mundësi për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza politike ku ka hyrë që pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.
XS
SM
MD
LG