Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Realizohet transplanti i plotë i fytyrës



Një 25 vjeçar amerikan ka kryer për herë të parë transplantin e plotë të fytyrës në një spital të Bostonit.

I riu ishte dëmtuar gjatë punës, derisa për realizimin e transplantit punoi një ekip prej 30 mjekësh. Operacioni zgjati mbi 15 orë.

Pacienti ka dalë nga narkoza dhe është në gjendje të bisedojë, por shikimi i tij nuk ka qenë e mundur të riparohet.

Kostoja prej 300 mijë dollarësh e operacionit është marrë përsipër nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes si pjesë e kërkimeve për të ndihmuar presonelin ushtarak të plagosur rëndë.
XS
SM
MD
LG