Ndërlidhjet

logo-print

Nata e tretë e bombardimeve në Tripoli



Qeveria e Libisë tha se më shumë civilë janë vrarë natën e tretë të bombardimeve nga forcat e koalicionit për të imponuar zonën e ndalim fluturmit.

Shpërthime dhe zjarr kundërajror janë dëgjuar afër rezidencës së Moamer Gadafit në Tripoli.

Ndërkohë, presidenti amerikan Barak Obama tha se SHBA do ta transferojnë rolin udhëheqës "brenda ditëve" për të siguruar që të ndahet barra nga zbatimi i rezolutës së Kombeve të Bashkuara kundër Gadafit.

Gjatë një vizite në Kili, Obama tha se aksioni amerikan do të jetë i kufizuar, ndërsa misioni komandues i shkurtër.

Megjithate, Obama tha se pozicioni zyrtar i Uashingtonit është se lideri libian Gadafi duhet të largohet.

Ndërkohë, zyrtarët libianë pohuan sukses në qytetin Misrata duke thënë se ai tash është në duart e mbështetësve të Gadafit.
XS
SM
MD
LG