Ndërlidhjet

Japonia përpiqet të shmangë katastrofën bërthamore



Tymi dhe avulli përsëri kanë dalur sot nga reaktorët e dëmtuar nga tërmeti dhe cunami në centralin bërthamor Fukushima në Japoni.

Teksa situata në reaktorin mbetet shumë serioze, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Jukia Amano tha se ai "nuk ka dyshime se kriza do të kapërcehet"

Amano megjithate shtoi se duhet të rishqyrtohet roli i agjencisë në sigurinë bërthamore.

Punonjësit në Fukushima përpiqen të ftohin reaktorlt për të shmangur rrezatimin e lartë, ndërsa inxhinerët arritën t'i lidhin kabllot e energjeisë elektrike te reaktorët.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se radioanktiviteti në udhqim është më i madh se'ç mendohej më parë.

Policia ka thënë se mbi 8.900 njerëz kanë vdekur nga tërmeti dhe cunami, ndërsa 12.600 të tjerë konsiderohen të zhdukur.
XS
SM
MD
LG