Ndërlidhjet

Gejts vazhdon vizitën në Rusi



Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts e vazhdon vizitën në Rusi, ku sot do të takohet me homologun Anatoli Serdjukov dhe presidentin Dimitri Medvedev.

Sidoqoftë, nuk është paraparë një takim me kryeministrin Vladimir Putin.

Gejts i kaloi dy ditët e para të vizitës në Sankt Petersburg, ku e lëvdoi progresin në marrëdhëniet SHBA-Rusi, dhe e theksoi ndihmën e Moskës që t'i lejojë NATO-s të përdorin territorin e Rusisë për furnizimin e trupave në Afganistan.
XS
SM
MD
LG