Ndërlidhjet

logo-print

Rrëzohet avioni luftarak i SHBA-ve

  • RFE /RL

F15-Eagle

F15-Eagle

Komanda ushtarake e Shteteve të Bashkuara për Afrikën njoftoi për rrëzimin e një avioni amerikan F15-E në Libi.

Ajo tha se aksidenti i avionit është shkaktuar nga defektet në mekanizëm dhe mohoi të jetë qëlluar.

Të dy anëtarët e ekuipazhit kanë shpëtuar, duke marrë vetëm lëndime të lehta.

Forcat e koalicionit po zhvillojnë sulme ajrore në Libi për të katërtën ditë me radhë, duke i shënjestruar mbrojtjet kundërajrore dhe trupat tokësore të sundimtarit libian Moamer Gadafi, si dhe bazat detare dhe ajrore të tij.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thonë se fokusi i operacionit tash po zhvendoset për të zgjëruar zonën e ndalim fluturimit të autorizuar nga Kombet e Bashkuara.

Ndërkohë vazhdon të shtohet edhe debati politik në skenën ndërkombëtare se sa larg mund të shkojnë sulmet ajrore sipas rezolutës së Kombeve të Bashkuara.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit për zonën e ndalim fluturimeve gjithashtu bën thirrje për aksione ushtarake ndërkombëtare për të mbrojtur civilët libianë nga sulmet e trupave të Gadafit.

Deri tash, sulmet ajrore i kanë ndalur besnikët e Gadafit që të përparojnë në qytetet në lindje që kontrollohen nga opozita, duke lënë makina ushtarake të shkatërruara në rrugën që lidh qytetet Axhdabia dhe Bangazi.

Qeveria e Libisë tha se më shumë civilë janë vrarë natën e tretë të bombardimeve.

Dëshmitarët thanë se ka patur shpërthime në bazën detare Buseta, 10 km në lindje të Tripolit. Shpërthime dhe të shtëna kundërajrore janë dëgjuar afër rezidencës së Moamer Gadafit në Tripoli.

Televizioni shtetëror i Libisë raportoi se disa lokacione në Tripoli janë bombarduar, ndërsa lajmin për bombardimin në pjesën jugore të kryeqytetit e konfirmoi edhe zëdhënësi i qeverisë.

Ndërkohë, presidenti Barak Obama tha se SHB-të do ta transferojnë rolin udhëheqës "brenda ditëve" për të siguruar që të ndahet barra nga zbatimi i rezolutës së Kombeve të Bashkuara kundër Gadafit.

Obama tha se aksioni amerikan do të jetë i kufizuar, ndërsa misioni komandues i shkurtër

Duke folur gjatë një vizite në Kil, Obama gjithashtu tha se Gadafi duhet të japë dorëheqje.
Barak Obama

"Është politikë e SHBA-ve se Gadafi duhet të ikë. Përveç përpjekjeve ushtarake, ne kemi një numër mjetesh në dorë për ta realizuar politikën tonë", tha Obama gjatë një vizite në Kil.

Presidenti amerikan tha se dhuna kundër aspiratave të popujve nuk mund të jetë përgjigje.

“Bashkë me partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara po marrin pjesë në aksionin ushtarak për të zbatuar rezolutën 1973 të Këshillit të Sigurimit dhe për të mbrojtur njerëzit e Libisë".

"Në mbarë rajonin, ne besojmë se aspiratat legjitime të njerëzve duhet të plotësohen, dhe se dhuna kundër civilëve nuk është përgjigja”,
tha Obama.

Sulmet ajrore gjithashtu u kanë dhënë hov luftëtarëve të opozitës, të cilët javën e kaluar ishin buzë disfatës.

Në Bengazi, udhëheqësi i Këshillit Kombëtar të kryengritësve, Abed al-Hafiz Goga, tha se Bengazi tash është i sigurtë, më i sigurtë se ditë më parë kur forcat e Gadafit dhe mercenarët u mundën dhe u larguan përtej qytetit Axhdabia.

“Ne nuk do të pranojmë asnjë ndëlrmjetësim apo negociatë me këtë tiran dhe regjimin e tij. Gadafi ka kryer krime të luftës. Ne e konsiderojmë atë kriminel, i cili duhet të gjykohet në Libi”, tha Goga.

Në Nju Jork, diplomatët thanë se Këshilli i Sigurimit ka refuzuar kërkesën e Libisë për mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi sulmet ajrore.

Në vend të saj, Këshilli ka vendosur të enjten të mbajë një takim për të diskutuar se si po zbatohet rezoluta për mbrojtjen e civilëve në Libi. (v.p.)

XS
SM
MD
LG