Ndërlidhjet

7 vjet burg për ish presidentin izraelit



Ish presidenti i Izraelit, Moshe Kacav u dënua me shtatë vjet burg mbi bazë të akuzave për dhunim dhe krime tjera seksuale.

Kacav u shpall fajtor në dhjetor për dhunimin e një punonjëseje në vitin 1988 kur ishte ministër i turizmit.

Gjykata poashtu e dënoi ish presidentin për ngacmim seksual të dy grave që punonin për të kur Kacav ishte president i Izraelit në periudhën 2000-2007.

Kacav është zyrtari më i lartë publik në Izrael që është dënuar për vepra kriminale.

Presidenca në Izrael është kryesisht post ceremonial.
XS
SM
MD
LG