Ndërlidhjet

logo-print

Forcat e Gadafit i kanë arrestuar tre gazetarët



Tre gazetarët e mediave perëndimore, përfshirë dy nga agjencia France Presse, të cilët javën e kaluar u zhdukën pa gjurmë në lindje të Libisë, i kanë arrestuar forcat besnike të Moamer Gadafit, tha sot vozitësi i tyre, Muhamed Hamed.

Për reporterin Dejvi Klark dhe fotografin Robert Shmit nga AFP, si dhe për fotografin Xho Rejdëll nga agjencia "Getty", nuk ka asnjë informatë nga mbrëmja e 18 marsit.

Klark dhe Shmit e kishin njoftuar redaksinë se do të kanë ndërmend të udhëtojnë 35 km nga qyteti Tobruk.

Hamed tha se në 19 mars ai i kishte vozitur gazetarët në rrugën drejt qytetit Axhdabia, ku zhvilloheshin luftime, por në rrugë kishin hasur në konvojin e automjeteve ushtarake.

Sipas vozitësit, katër ushtarë u kishin urdhëruar gazetarëve të dalin nga makina.
XS
SM
MD
LG