Ndërlidhjet

Nisin hetimet ndaj ish-presidentit të Ukrainës


Prokuroria ukrainase ka nisur hetimet ndaj ish-presidentit Leonid Kuçma, të dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e gazetarit Heorhi Gongazde.

Lajmin e bëri të ditur zëvendësprokurori i përgjithshëm, Renat Kuzmin, në një konferencë për media.

"Konfirmoj se kanë nisur hetimet ndaj ish-presidentit Kuçma, i cili dyshohet se ka abuzuar me pushtetin, duke iu dhënë urdhra të paligjshëm zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të cilat kanë çuar në vrasjen e një gazetari", tha Kuzmin.

Vrasja e gazetarit Gongazde ka qenë një nga rastet kriminale më të ngarkuara politikisht në historinë post-sovjetike të vendit.

Gongadze, një kritik i shpeshtë i Kuçmas, ishte rrëmbyer në shtator të vitit 2000. Trupi i tij pa kokë u gjet i varrosur në një pyll jashtë Kievit.

XS
SM
MD
LG