Ndërlidhjet

Lajçak kërkon përgjegjësi nga palët shqiptare


I dërguari i Bashkimit Evropian për Shqipërinë, Mirosllav Lajçak, u ka bërë thirrje palëve politike shqiptare të marrin përsipër përgjegjësitë që u takojnë.

Në një konferencë për shtyp, Lajçak i ka vlerësuar si “mjaft të rëndësishme” zgjedhjet lokale të 8 majit.

“Vizita ime tregon interesin e BE-së për situatën në Shqipëri. Zgjedhjet e 8 majit janë mjaft të rëndësishme për vendin. Drejtuesit politikë duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre”, ka deklaruar Lajçak.

Ai ka theksuar nevojën e realizimit të reformave si kusht për afrimin e Shqipërisë me BE-në.
XS
SM
MD
LG