Ndërlidhjet

Thaçi premton mbështetjen e qeverisë për regjistrimin


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Komisionin Qeveritar për Regjistrimin e Popullsisë, të udhëhequr nga Rifat Blaku.

Në takim është diskutuar për përgatitjet që është duke i bërë ky komision për organizimin sa më të suksesshëm të këtij procesi.

Thaçi ka vlerësuar lart punën e komisionit dhe ka ripotencuar "mbështetjen e gjithanshme të Qeverisë së Kosovës për organizimin e regjistrimit sipas standardeve të EUROSTAT-it.

Në anën tjetër, Blaku siguroi se me procesin e regjistrimit të popullsisë do të arrihet një rezultat i plotë, që do të pasqyrojë gjendjen reale në Kosovë.
XS
SM
MD
LG