Ndërlidhjet

Gejts "qetëson" Moskën për ndërhyrjen në Libi


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, ka siguruar zyrtarët në Moskë se koalicioni i forcave ndërkombëtare në Libi është duke bërë gjithçka të mundur për të shmangur vrasjet e civilëve.

Gejts po qëndron në Rusi për bisedime mbi çështjet e mbrojtjes raketore. Ai do të takohet sot me presidentit rus, Dimitri Medvedev, ndërsa nuk është paraparë ndonjë takim me kryeministrin Vladimir Putin.

Ky i fundit ka dënuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që autorizon zonën e ndalim-fluturimit mbi Libi, si dhe përdormin e forcës ushtarake kundër trupave të udhëheqësit libian, Muamer Gadafi.

Putin e ka quajtur rezolutën "një thirrje mesjetare për kryqëzatë". Medvedev i ka dënuar komentet e Putinit si "të papranueshme".
XS
SM
MD
LG