Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se Kombet e Bashkuara duhet të jenë ombrellë e operacioneve humanitare në Libi.
Erdogan u tha deputetëve të partisë se Turqia, si anëtare e NATO-s, nuk do të marrë pjesë në aksionet ushtarake në Libi.
“Mirëqenien e popullit të Libisë dhe paqen e brendshme në vend ne i shohim si objektiv primar. Përpjekjet tona vazhdojnë drejt këtij qëllimi. Turqia kurrë nuk do të jetë palë që drejton armët kah populli libian”, deklaroi Erdogan.
Lidhur me konfliktin e Libisë, ai tha se ka biseduar edhe me presidentin amerikan, Barak Obama, si dhe me kryeministrat e Britanisë dhe Holandës.