Ndërlidhjet

logo-print

Pacolli këmbëngul për tregun e përbashkët Kosovë-Shqipëri


Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, është takuar sot me përfaqësuesit politikë shqiptarë, ndërsa Universiteti Evropian i Tiranës e ka nderuar me çmimin “Doktoris Honoris Kauza”.

Në takim me kreun e LSI-së, Ilir Meta, Pacolli shprehu mirënjohjen ndaj Shqipërisë për kontributin e dhënë në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtete të ndryshme. Ndërkohë, Meta premtoi një bashkëpunim më të gjerë në të ardhmen.

Pacolli u takua edhe me kreun e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Ky i fundit ka thënë se është shumë e rëndëishme që Kosova të mos i harrojë krimet e kryera nga Millosheviqi.

Gjatë forumit ekonomik Kosovë-Shqipëri, Pacolli ka ripërsëritur nevojën e tregut të përbashkët.

XS
SM
MD
LG