Ndërlidhjet

logo-print

Japoni, vazhdon beteja për ftohjen e reaktorëve


Inxhinierët japonezë kanë rilidhur kabllot e energjisë në gjashtë reaktorët bërthamorë të centralit Fukushima.

Megjithatë, ata thonë se duhet bërë ende punë para kyçjes së energjisë, e cila do të mundësonte funksionimin e sistemeve ftohëse të uzinës.

Teksa situata mbetet shumë serioze, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Jukia Amano, tha se ai "nuk ka dyshime se kriza do të kapërcehet".

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se radioaktiviteti në ushqim është më i madh se'ç mendohej më parë.

Policia tha se mbi 8.900 njerëz kanë vdekur nga tërmeti dhe cunami, ndërsa 12.600 të tjerë konsiderohen të zhdukur.
XS
SM
MD
LG