Ndërlidhjet

ANEB, situata në Fukushima mbetet serioze


Inxhinierët japonezë kanë rilidhur kabllot e energjisë në gjashtë reaktorët bërthamorë të centralit Fukushima.

Megjithatë, ata thonë se duhet bërë ende punë para kyçjes së energjisë, e cila do të mundësonte funksionimin e sistemeve ftohëse të uzinës.

Përfaqësuesi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Endrju Graham, tha se situata vazhdon të mbetet e rrezikshme.

"Në Fukushima Daiçi po vazhdojnë ca përmirësime, por situata e përgjithshme mbetet shumë serioze. Nivele të larta të ndotjes janë regjistruar në lokacionin e centralit", tha Graham.

Autoritetet japoneze konfirmojnë se mbi 8,900 njerëz kanë vdekur nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit. Rreth 12,600 rezultojnë rë zhdukur.
XS
SM
MD
LG