Ndërlidhjet

logo-print

BE dënon dhunën në Siri


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, u ka bërë thirrje autoriteteve siriane të ndalojnë shtypjen e dhunshme të protestuesve antiqeveritarë.

“Shtypja ka rezultuar me vdekjen e disa protestuesve, me lëndime dhe arrestime arbitrare, çfarë është e paparanueshme”, thuhet në komunikatën e baroneshës Eshton.

“Autoritetet siriane duhet të dëgjojnë aspiratat legjitime të popullit dhe t’i adresojnë ato përmes dialogut politik dhe reformave të vërteta”, ka thënë kryediplomatja evropiane.
XS
SM
MD
LG