Ndërlidhjet

Putin me komente personale për Libinë


Zëdhënësi i kryeministrit rus, Vladimir Putin, tha se komentet e këtij të fundit për rezolutën e OKB-së, e cila autorizon ndërhyrjen e armatosur në Libi, kanë qenë "mendim personal i kryeministrit".

"Vlerësimi i shprehur nga Putini nuk është asgjë tjetër përveç mendim i tiji personal", tha Dmitri Peskov.

Ai i bëri këto komente në Slloveni, ku Putin po qëndron për vizitë zyrtare.

Kryeministri rus e ka quajtur rezolutën e OKB-së "një thirrje mesjetare për kryqëzatë" - komente që janë hedhur poshtë nga presidenti Medvedev si "të papranueshme".
XS
SM
MD
LG