Ndërlidhjet

Kastro pranon se ka dhënë dorëheqje nga kryesimi i partisë


Fidel Kastro tha se ka dhënë dorëheqje pesë vjet më parë nga të gjitha pozicionet zyrtare, përfshirë këtu edhe postin e kreut të Partisë Komuniste të Kubës.

Kjo është hera e parë që 84-vjeçari thotë se nuk e kryeson partinë, të cilën e ka udhëhequr që nga krijimi i saj më 1965.

“Kur isha i sëmurë në vitin 2006, unë dhashë dorëheqje nga të gjitha postet shtetërore dhe politike, duke përfshirë edhe atë të sekretarit të parë të partisë, dhe kurrë nuk kam bërë përpjekje t’i ushtroj këto role përsëri”, thuhet në një shkrim të Kastros të botuar sot.

Në ueb-faqen e Partisë Komuniste, Katsro vazhdon të renditet si sekretar i parë i partisë, ndërsa vëllai i tij, presidenti Raul Kastro, si sekretar i dytë.

Komentet e Fidel Kastros vijnë vetëm disa javë para kongresit të partisë, ku pritet emërimi i udhëheqësit të ri.
XS
SM
MD
LG