Ndërlidhjet

NATO zbaton embargon e armëve ndaj Libisë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se Aleanca është dakorduar për zbatimin e embargos së armëve ndaj Libisë.

“Të gjithë aleatët janë angazhuar në përmbushjen e përgjegjësive të tyre sipas rezolutës së Kombeve të Bashkuara, për të ndaluar dhunën e patolerueshme kundër civilëve të Libisë”, ka thënë Rasmusen.

“Komandanti ynë i lartë, admirali Xhejms Stavridis, ka aktivizuar avionët dhe anijet e NATO-s në Mesdheun qendror”, ka shtuar ai.
XS
SM
MD
LG