Ndërlidhjet

logo-print

Japoni: Rritet numri i viktimave nga tërmeti dhe cunami


Numri i konfirmuar i njerëzve, që e kanë humbur jetën dhe të atyre që konsiderohen të zhdukur, pas tërmetit dhe cunamit shkatërrues në Japoni, ka kaluar shifrën prej 24 mijë vetëve.

Agjencia Kombëtare e Policisë tha se është konfirmaur se nga tërmeti masiv dhe cunami, që e goditën Japoninë para 12 ditësh, numri i të vdekurve ka arritur në 9408 vetë, ndërsa të zhdukur zyrtarisht konsiderohen 14716 vetë, pra gjithsej 24 124 vetë.

Të plagosur janë 2746 njerëz.

Nga ana tjetër, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, tha se nga centrali atomik Fukushima, që ishte goditur nga tërmeti, ende po rrjedhë rrezatimi.
XS
SM
MD
LG