Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Nga të shtënat janë vrarë gjashtë protestues


Aktivistët për të drejtat e njeriut në Siri thonë se së paku gjashtë vetë janë vrarë pasi forcat e sigurisë kanë shtënë kundër protestuesve, afër një xhamie në qytetin Dera.

Qindra njerëz më herët ishin tubuar në rrugët para xhamisë për t’i parandaluar trupat që të ndërhyjnë në të.

Para sulmit, ishin ndalur rryma elektrike dhe shërbimet telefonike.

Kur kanë filluar të shtënat, në lagjet e qytetit Dera, janë dëgjuar faljet “Zoti është më i madhi”.

Nuk ishte e qartë nëse protestuesit kishin ndonjë armë.

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga qeveria e presidentit Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG