Ndërlidhjet

Maqedoni: Sërish dështon takimi i liderëve


Branko Cërvenkovski (majtas) dhe Nikola Gruevski (Foto nga arkivi)

Branko Cërvenkovski (majtas) dhe Nikola Gruevski (Foto nga arkivi)

Ka dështuar takimi i liderëve të partive politike për zgjidhjen e krizës politike, pasi opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesat e saj.

Lideri i opozitës, Branko Cërvenkovski, tha se refuzimi i kërkesës për mosndërhyrjen e pushtetit në punën e mediumeve të pavarura dhe mosgarantimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, janë dëshmi se pushteti aktual, nuk e dëshiron opozitën në zgjedhje.

“Gruveski dëshiron zgjedhje pa opozitën. Vendimi jonë mbetet për bojkot të parlamentit dhe bojkot të zgjedhjeve në rast se nuk përmbushen kushtet që ato të jenë të lira dhe demokratike ”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Por, partitë në pushtet thanë se Cërvenkovski kishte ardhur në takim, që me çdo kusht të pengoj zgjedhjet duke paraqitur kërkesa të palogjikshme.

“Ai erdhi në takim me qëllimin, që të mos arrihej marrëveshje dhe të mos ketë zgjedhje të parakohshme. Ne e kemi bërë maksimumin, kemi ndërgjegjen e pastër dhe shkojmë më tej".

"Kjo nënkupton se me apo pa Branko Cërvenkovskin dhe LSDM-në, do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”,
ka thënë Nikolla Gruesvki, kryetar i VMRO-DPNE-së, njëherit kryeminisër.

Qëndrmi i opozitës është kritikuar edhe nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti .

“Ata që e bëjnë këtë, mbajnë përgjegjësi para gjithë opinionit maqedonas, por edhe para historisë. Duhet patjetër të bëhet dallim mes luftës politike partiake dhe asaj që nënkupton ardhmëri për të gjithë ne”, u shpreh Ahmeti.

Ndërkohë, kryetari i Demokracisë së Re në opozitë, Imer Selmani, u ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare, e në veçanti , SHBA-së dhe BE-së, që “të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës së rëndë politike, në të cilën është futur Maqedonia” .
XS
SM
MD
LG