Ndërlidhjet

Putin arrin në Beograd


Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka arritur për vizitë në Beograd, ku me zyrtarët e lartë të shtetit serb do të diskutojë bashkëpunimin ekonomik, kryesisht në fushën e energjisë.

Putin është pritur nga homologu i Serbisë, Mirko Cvetkoviq, për t'u takuar më pas me presidentin Boris Tadiq dhe disa ministra të kabinetit qeveritar.

Kjo është vizita e parë e Putinit në Beograd që nga viti 2001, kur ai ka qëndruar në Serbi si president i Rusisë.

Sipas burimeve të Moskës, tema diskutimi pritet të jenë edhe Kosova dhe situata në Libi.
XS
SM
MD
LG