Ndërlidhjet

Japoni, radioaktiviteti përhapet në ujë dhe ushqime


Zyrtarët japonezë kanë paralajmëruar se uji i pishëm përmban substanca radioaktive, dyfish më shumë se nivelet e lejuara, ndërkohë që janë rritur sheqtësimet për sasitë e mëdha të tymit që ka liruar centrali i Fukushimës.

Zëdhënësi i qeverisë japoneze, Jukio Edano, tha se janë ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar shitjen e ushqimit të kontaminuar.

“Fatkeqësisht, ne presim që kjo situatë të zgjasë më shumë seç mendonim më parë. Për të parandaluar dëmet, ne kemi ndaluar anijet e perimeve, për të shmangur kontaktet e njerëzve me substanca të dëmshme”, tha Edano.

Centrali i Fukushimës është dëmtuar nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit. Shifrat e fundit të autoriteteve japoneze flasin për 9,408 të vrarë dhe mbi 14 mijë të zhdukur nga fatkeqësia.
XS
SM
MD
LG