Ndërlidhjet

Gejts diskuton Libinë me zyrtarët egjiptianë


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, është nisur drejt Kajros, për të diskutuar rreth situatës në Libi.

Vizita e paparalajmëruar e tij vjen në kohën kur koalicioni i forcave ndërkombëtare po kryen veprime ushtarake në shtetin libian, në përpjekje për të përmbysur udhëheqësin Muamer Gadafi.

Gejts do të përsërisë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformat demokratike në Egjipt, pas kryengritjeve popullore që çuan në largimin e presidentit Hosni Mubarak.
XS
SM
MD
LG