Ndërlidhjet

Serbi, Rusi: Partneritet strategjik


Serbia dhe Rusia do të nënshkruajnë një marrëveshje mbi partneritetin strategjik, ka deklaruar presidenti serb, Boris Tadiq, pas takimit me kryeministrin rus, Vladimir Putin.

"Ne kemi shkallën më të lartë të pajtimit rreth çështjeve të politikës ndërkombëtare. Rusia ka një kontribut të rëndëishëm në ruajtjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial të Serbisë në Kosovë", ka thënë Tadiq.

Putin tha se dy vendet i lidhin marrëdhënie të shumta afatgjate që janë zhvilluar në fusha të ndryshme.

Ai deklaroi se Rusia nuk është e shqetësuar me aspiratat e Serbisë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

"Do të monitorojmë dhe do të punojmë së bashku që integrimet evropiane të mos përkeqësojnë marrëdhëniet ruso-serbe", ka thënë Putin në konferencën e përbashkët me presidentin serb, Tadiq.

Ky i fundit tha se "orientimi strategjik i Serbisë është anëtarësimi në BE, porse ekziston një interes strategjik edhe në bashkëpunimin me Rusinë".

"Nuk e shoh mundësinë që BE-ja t'i zgjidhë nevojat e energjisë pa partneritetin rus", ka thënë Tadiq.
XS
SM
MD
LG