Ndërlidhjet

15 të vrarë në Siri



Së paku 15 veta janë qëlluar për vdekje nga forcat siriane të sigurisë gjatë operacioneve kundër protestuesve në qytetin jugor të Daras.

Raportohet se së paku gjashtë u vranë mëngjesin e së mërkurës gjatë sulmit ndaj xhamisë al-Omari në Dara. Nëntë të tjerë janë vrarë gjatë ditës në afërsi të qendrës së qytetit.

Protestuesit prej ditësh mbushin rrugët e Daras duke kërkuar reforma politike dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Qeveria siriane ka akuzuar "gangsterët e armatosur" si nxitës të dhunës.
XS
SM
MD
LG