Ndërlidhjet

Topi bën thirrje për zgjedhje të ndershme



Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi i ka bërë thirrje të gjitha forcave politike që të zhvillojnë një proces të lirë e demokratik më 8 maj, data e zgjedhjeve për pushtetin vendor.

"Është momenti më i rëndësishëm që këto zgjedhje të zhvillohen në qetësi të plotë, pas një situate të tensionuar politike, gati në pozicionin e një konfliktualiteti të shprehur. Zgjedhjet duhet të zhvillohen në korrektësi sipas ligjit, ku pjesëmarrja e qytetarit duhet të jetë e madhe. U bëj apel qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje. Komunikimi zgjedhor nuk duhet të jetë negativist. I bëj thirrje të gjithëve të bëjnë një fushatë profesionale”, deklaroi Topi.

Kriza politike e ka mbërthyer Shqipërinë që pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, pasi opozita akuzon qeverinë për keqpërdorim të votës. Gjendja u tensionua së tepërmi pas protestës së 21 janarit, ku katër persona u vranë.

BE-ja ka dërguar diplomatin Mirosllav Lajçak, si ndërmjetës për krizën.
XS
SM
MD
LG