Ndërlidhjet

logo-print

Obama dënon sulmin në Jerusalem


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka dënuar në "mënyrë të fuqishme" sulmet e sotme në Jerusalem.

"Së bashku me popullin amerikan, ofroj ngushëllimet e mia më të thella për të plagosurit apo të vrarët", tha Obama në një deklaratë.

"Nuk ka kurrë ndonjë arsyetim të mundshëm për terrorizmin", ka shtuar presidenti amerikan.

Së paku një person ka humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi fuqishëm që ka ndodhur pranë stacionit të autobusëve në Jerusalem.

Autoritetet izraelite kanë fajësuar militantët palestinezë për sulmin.
XS
SM
MD
LG