Ndërlidhjet

Britania tërheq ekipin diplomatik nga Jemeni



Britania e Madhe ka tërhequr pjesën dërmuese të personalit të amabasadës nga Jemeni. Ky i fundit është përballur prej dy muajsh me protesta kundër presidentit Ali Abdullah Saleh, të cilat jo rrallë janë kthyer në të përgjakshme.

Të mërkurën Saleh morri më shumë pushtet në duart e veta. Opozita ka bërë thirrje për një protestë para pallatit presidencial pas faljes së të premtes më 25 mars.

Saleh ka pohuar se do të largohet vetëm pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në janar të 2012, por oferta është hedhur poshtë nga opozita.
XS
SM
MD
LG