Ndërlidhjet

Athina nis sot "sulmin" kundër Shkupit në GJND



Para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sot Greqia do të paraqesë argumentat e saj kundër akuzave të Maqedonisë. Greqia do të japë qëndrimet e veta sot dhe nesër, derisa Maqedonia ka bërë të njëjtën gjë në fillim të javës, të hënën dhe të martën.

Maqedonia e ka çuar Greqinë para GJND-së duke e akuzuar se ka shkelur Marrëveshjen e Përkohshme kur ka bllokuar hyrjen e fqinjit verior në NATO në prill të vitit 2008. Greqia i hedh poshtë akuzat duke theksuar se mospranimi i Maqedonisë në Aleancë ka qenë vendim i të gjitha vendeve anëtare.

Seancat dëgjimore do të përfundojnë më 31 mars. Vendimi pritet pas gjashtë muajsh.
XS
SM
MD
LG