Ndërlidhjet

Rritet numri i vendeve që ndalojnë ushqimet japoneze



Ruisa ka ndaluar importin e ushqimeve nga katër rajone të Japonisë për shkak të shqetësimeve në rritje mbi radioaktivitetin. Tërmeti dhe cunami i 11 marsit shkaktuan dëmtime në centralin bërthamor të Fukushimës.

Vendimi vjen pasi autoritetet japoneze gjetën nivele të larta rrezatimi tek uji dhe 11 lloje zarzavatesh.

Shtetet e Bashkuara dhe Australia kanë pezulluar importin e bulmetrave nga disa rajone të Japonisë. Hong Kongu ka kërkuar nga Tokio të shtojë kontrollin mbi mishin, vezët dhe frutat e detit. Kanadaja për momentin vetëm do të shtojë masat e mbikqyrjes mbi mallrat japoneze, por nuk do t'i ndalojë ato.
XS
SM
MD
LG