Ndërlidhjet

logo-print

Ekonomia, jo imazhi është problemi i Kosovës



Kundërthëniet dhe akuzat të cilat prekin presidentin dhe kryeminsitrin e Kosovës nuk do të zbehin interesin për investime në shtetin më të ri të Ballkanit, ka deklaruar Mimoza Kusari-Lila, zëvendëskryeminsitre.

Kusari Lila po merr pjesë në Baltimore në një samit investimesh për Ballkanin.

Bizneset para së gjithash do të shikojnë funksionimin e institucionevedhe legjislacionit, tha për agjencinë Reuters numri dy i ekzekutivit kosovar.

Duke folur për akuzat e bëra në raportin e Këshillit të Evropës për prëfshirjen e kryeminsitrit Thaçi në krimin e organizuar, Kusari Lila thekson s e"duhet të sigurohemi që paraqesim shifra dhe fakte dhe jo përralla që thuhet s ekanë ndodhur 11 apo 12 vite më parë".

Ajo shton se "një komb i tërë nuk mund të mbahet peng nga historia, për më tepër kur kanë qenë viktima". Sipas saj raporti i Martit nuk sjell asnjë provë, derisa lidhjet kundërthënëse të presidentit Pacolli me Kremlinin janë çështje e së shkruarës.

Nuk janë problemet e imazhit, por rimëkëmbja ekonomike sfidat kryesore të Kosovës, sipas Kusari-Lilës. "Nëse dikush do të paragjykojë dhe tështojë pengesat në integrimin dhe zhvillimin e Kosovës atëherë mund të gjenden arsyetime. mendoj se problemi kryesor për Kosovën është të tregojë se politikat, institucionet dhe legjislacioni funksionojnë", tha Kusari-Lila.

Lidhur me bisedimet mes FMN-së dhe qeverisë së Kosovës rreth vendimit të kryeministrit Thaçi për rritjen e pagave për një pjesë të punonjësve të sektorit publik Kusari-Lila tha se nuk do të përfundojnë para takimit të pranverës që do të mbahet në prill në Uashington. Vendimi i qeverisë shkel rregullat e marrëveshjes me FMN-në për dhënjën e një kredie prej 108 milionë eurosh.
XS
SM
MD
LG