Ndërlidhjet

logo-print

Jemen, forcat qeveritare përleshen me ushtrinë


Forcat besnike të presidentit jemenas, Ali Abdullah Saleh, janë përleshur me trupat ushtarake që mbështesin grupet opozitare dhe protestuesit.

Burimet zyrtare raportojnë për një kolonel të plagosur, por nuk bëhet e qartë se cilës anë i takon.

Udhëheqësit e opozitës kanë bërë thirrje për një marshim masiv para pallatit presidencial, pas lutjeve të së premtes në 25 mars.

Saleh ka thënë se do të largohet nga posti vetëm pas organizimit të zgjedhjeve parlamentare në janar të 2012-ës. Opozita e ka hedhur poshtë ofertën e Salehut si "të pasinqertë".
XS
SM
MD
LG