Ndërlidhjet

Samiti i BE-së nën hijen e rënies së qeverisë portugeze



Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë tubuar në samitin dy ditor në Bruksel, i cili do të fokusohet në rregullat për politikat më të mira ekonomike në 17 vendet që përdorin euron.

Samiti pritej të miratojë fondin e përhershëm të ndihmave për vendet e eurozonës që rrezikohen nga kriza e borxheve.

Por, tubimi ka mbetur nën hijen e dorëheqjes së kryeministrit portugez Zhoze Sokrates, pasi parlamenti në Lisbonë nuk e pranoi propozimin e fundit të qeverisë për masat e kursimit.

Sokrates tha se refuzimi i pakos së masave nga të gjitha pesë partitë opozitare në parlament ia "hoqi qeverisë kushtet për të qeverisur".

Liderët e opozitës ankohen se masat ua rritin taksat pensionistëve dhe atyre me të ardhura të kufizuara, në vend që të reduktojnë shpenzimet e qeverisë.
XS
SM
MD
LG