Ndërlidhjet

logo-print

Bellorusi: Dy aktivistë të opozitës dënohen për huliganizëm


Gjykata në Bellorusi ka dënuar dy aktivistë të opozitës mbi bazë të akuzave për huliganizëm, pas gjykimit i cili shihet si i motivuar politikisht.

Zmicer Dashkeviç dhe Eduard Lobau u dënuan me dy, respektivisht katër vjet burg.

Ata u akuzuan se kishin rrahur dy kalimtarë të rastit në Minsk vetëm dy ditë para rizgjedhjes së presidentit autoritar Aleksandr Lukashenko.

Kritikët thonë se autoritetet i tejfrynë akuzat për t'i parandaluar të tjerët që të ngrejnë zërin gjatë zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG