Ndërlidhjet

Byhler: E ardhmja evropiane e Kosovës është mesazhi i 24 marsit


Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler tha se një e ardhme paqësore dhe prosperuse evropiane e Kosovës dhe Ballkanit perëndimor është mesazhi i 24 marsit.

“Është me rëndësi të përkujtojmë të gjitha viktimat e luftës tragjike para 12 vjetësh. Por, mesazhi më i rëndësishëm i kësaj dite është se të gjithë qytetarët e të gjitha etnive, religjioneve dhe origjinave dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare duhet të punojnë shumë që ta shtrojnë rrugën dejt një të ardhmeje pozitive, paqësore dhe prosperuese në Evropë", ka thënë Byhler.

"24 marsi është ditë që na kujton tragjedinë e tmerrshme të një konflikti të armatosur, i cili nuk mund të shmangej me mjete politike pas një serie të luftërave njejtë të tmerrshme në Ballkan gjatë viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar. Pra kjo me siguri që është një ditë e përkujtimit të të gjitha viktimave, të gjithë atyre që kanë vdekur nga kjo luftë e tragjike, e shtypjes së njerëzve, vrasjeve jonjerëzore kundër burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm të të gjitha etnive, religjioneve dhe origjinave. Duhet të jetë
një ditë e refuzimit të dhunës dhe jotolerancës. Duhet të jetë një ditë e pajtimit dhe heshtjes komemorative", thuhet në komunikatën e KFOR-it.
XS
SM
MD
LG