Ndërlidhjet

KDI: Fushatë jotransparente e partive politike


Instituti Demokratik i Kosovës KDI ka monitoruar kostot e subjekteve politike gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë.

Gjatë monitorimit në periudhën 1-10 dhjetor, KDI thotë se ka nxjerr të dhëna që tregojnë se subjektet politike kanë shkelur ligjet dhe rregullat në fuqi, vetëm e vetëm për të mos bërë transparente mënyrat e financimit të tyre dhe mënyrat se si shpenzojnë ato.

Raportohet se shkeljet më të mëdha që kanë bërë subjektet politike janë nënvlerësimi i shpenzimeve, mos deklarimi i pasurive, deklarimi gjysmak i të hyrave dhe shpenzimeve totale, apo edhe mos deklarimi fare i këtyre të fundit, mos paraqitja e donatorëve privat, mungesat e dëshmive për të vërtetuar shpenzimet, mungesa e dokumentacionit që tregon gjendjen e gjirollogarisë bankare, dorëzimi i deklaratave financiare pas mbarimit të afatit të paraparë me ligj, si dhe tejkalimi i limitit të shpenzimeve të lejuara me ligj.

XS
SM
MD
LG