Ndërlidhjet

Kuçma thotë se akuzohet për vrasjen e gazetarit



Ish presidenti i Ukrainës, Leonid Kuçma tha se është akuzuar për ndërlidhje me vrasjen e gazetarit investigativ Heorhij Gongadze në vitin 2000.

Zyra e prokurorisë së përgjithshme hapi të martën hetime kriminale kundër 72 vjeçarit Kuçma nën dyshime për përzierje në vrasjen dhe prerjen e kokës së gazetarit.

Kuçma ka qenë president i Ukrainës në periudhën 1994-2005.

Gazetari i ndjerë ka qenë kritik i shpeshtë i ish presidentit.
XS
SM
MD
LG