Ndërlidhjet

logo-print

Ultranacionalistët serbë mbështesin Gadafin në rrjetin Facebook



Një faqe serbe në internet ka grumbulluar më shuimë se 46 mijë "miq" në rrjetin social Facebook.

"E gjitha ka të bëjë me mbështetjen e popullit të Libisë për të mbrojtur pavarësinë e tij", i tha AFP-së administratori i faqes, Igor Martinoviq, nga lëvizja ultranacionaliste "Nashi 1389".

"Libia u sulmua ashtu siç u sulmuan ne në vitin 1999. Asokohe, Libia dhe lideri i saj, koloneli Gadafi na mbështetën, dhe tash ne i mbështesim ata", tha Martinoviq.

Deri tash 46,516 njerëz i kanë ofruar mbështetje grupit "Mbështetje për Moamer Gadafin nga populli i Serbisë" në rrjetin social Facebook.
XS
SM
MD
LG