Ndërlidhjet

Takohen Gruevski dhe Papandreu



Në selinë e Këshillit të BE-së në Bruksel u zhvillua takimi i kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Gruevski dhe Georgi Papandreu.

Pritej që edhe në këtë takim të nëntë me radhë, dy kryeministrat të përpiqen t'i përafrojnë qëndrimet lidhur me kontestin rreth emrit të Maqedonisë.

Shefi i diplomacisë maqedonase, Antonio Milloshoski, deklaroi se takimi ka qenë konstruktiv.

Kontesti rreth emrit të Maqedonisë ishte edhe në fokus të takimit që Gruevski e zhvilloi me kryediplomaten e BE-së, Ketrin Eshton.
XS
SM
MD
LG