Ndërlidhjet

Pacolli: 24 marsi i hapi rrugën pavarësisë së Kosovës


24 Marsi 1999 ishte ngjarje e madhe historike që i hapi rrugë çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, ka thënë presidenti Bexhet Pacolli.

“Me gjithë dhimbjet e mëdha që lufta i shkaktoi Kosovës, kjo ditë simbolizon kthesën e madhe për vendin tonë drejt rrugës së paqes dhe prosperitetit”.

“Ndërtimi i një shoqërie me vlera demokratike që reflekton stabilitet politik në tërë rajonin është falënderimi i ynë më i madh për SHBA-në, për shtetet e BE-së dhe miqtë tonë të tjerë ndërkombëtarë të cilët përkrahen Kosovën në rrugën e saj të vështirë drejt lirisë dhe pavarësisë”, thuhet në deklaratën e presidentit Pacolli.
XS
SM
MD
LG