Ndërlidhjet

Siria do të "studjojë" heqjen e ligjit 48 vjeçar të emergjencës


Autoritetet e Sirisë thanë se ata do ta "studjojnë" heqjen e ligjit të emergjencës, i cili është në fuqi prej vitit 1963, dhe përmirësimin e standardit të jetesës.

Njoftimin për formimin e komitetit, i cili do të studjojë standardin jetësor e bëri Buthaina Shaaban, këshilltare për media e presidentit Bashar al-Asad.

Ajo tha se komiteti gjithashtu do të analizojë heqjen e ligjit 48-vjeçar të emergjencës, i cili është në fuqi.

Shaaban poashtu tha se qeveria do të shikojë mundësinë e regjistrimit të partive politike.

Njoftimi u bë pas trazirave një javore në qytetin jugor Dara, në të cilat pati viktima.

Shaaban tha se kërkesat e protestuesve kanë qenë të justifikuara.

Ajo tha se 10 vetë u vranë në Dara, por fajin ia hodhi bandave të armatosura.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se deri 100 njerëz u vranë vetëm të mërkurën.

Sot në Dara rreth 20 mijë njerëz morën pjesë në varrimin e të vrarëve nga forcat e sigurisë.

Partia Baath është në pushtet në Siri prej vitit 1963.
XS
SM
MD
LG