Ndërlidhjet

Jeremiq: Nuk shkuam në Baltimor shkaku i Kosovës



Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç, ka shpjeguar arsyet përse Serbia nuk ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare në Baltimor, përkrah vendeve të Ballkanit dhe Shteteve të Bashkuara.

Jeremiç tha se Serbia është përpjekur të gjejë zgjidhje kompromisi për pjesëmarrje në takimin, por pala amerikane nuk e ka pranuar.

"Ofruam zgjidhje të ndryshme, por pala amerikane insistonte në atë që të shkruhet se Kosova është shtet. Kjo është e papranueshme për ne", ka thënë Jeremiç.
XS
SM
MD
LG