Ndërlidhjet

Netanjahu: Irani duhet të 'ndalet' si Gadafi



Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu tha se qeveria e Iranit duhet të "ndalet" si regjimi i Muamer Gadafit në Libi.

Netanjahu, i cili ndodhet për vizitë në Moskë, tha se ambicjet bërthamore të Iranit dhe "ëndërrat për supremaci në botë" paraqesin kërcënim direkt për sigurinë globale.

"Nëse duhet ta zbutim Gadafin, njëlloj duhet ta zbutim edhe regjimin e Teheranit", ka thënë Netanjahu.

Netanjahu mbërriti në Moskë të enjten, një ditë pasi presidenti rus Dimitri Medvedev e priti homologun palestinez, Mahmud Abas.

Vëzhguesit besojnë se vizitat synojnë kapërcimin e pengesave në bisedimet izraelito-palestineze.
XS
SM
MD
LG