Ndërlidhjet

Zona e ndalim fluturimit, përgjegjësi e NATO-s



NATO-ja ka pranuar të marrë komandën e operacioneve që synojnë vendosjen dhe ruajtjen e zonës së ndalim-fluturimit mbi Libi. Megjithatë kreu i Aleancës, Ander Fogh Rasmusen e bëri të qartë se aspektet e tjera të operacionit do të mbeten në duart e koalicionit aktual.

NATO-ja ka qënë e mbërthyer nga mosmarrëveshjet nëse duhet të merrte apo jo drejtimin e operacionit të mandatuar nga rezoluta e KS-së për Libinë.

Koalicionit i është shtuar një tjetër kontribues, Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat do të dërgojnë 12 aeroplanë luftarakë për t'iu bashkuar aleatëve ndërkombëtar.

Emiratet pas Katarit janë bërë kështu vendi i dytë arab që dërgon aeroplanë luftarakë në misionin në Libi.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vazhduar sulmet e forcave ndërkombëtare ndaj caqeve të Gadafit. Rreth 14 sulme me raketa Tomahauk janë bërë në drejtim të caqeve të sundimtarit libian.

Aeroplanët e forcave aleate kanë goditur qytetin strategjik të Shabas, 800 km larg nga Tripoli, kurse forcat ajrore franceze rrëzuan një aeroplan libian që gjendej mbi qytetin e Misratës që kontrollohet nga forcat kundër Gadafit.
XS
SM
MD
LG