Ndërlidhjet

Basha largohet nga ministër e deputet



Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, ka paraqitur dorëheqjen nga posti për shkak të kandidimit për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 8 majit.

Për të njëjtën arsye Basha, përmes një letre drejtuar kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ka hequr dorë nga mandati i deputetit.

Për tre mandate rradhazi Bashkia e Tiranës po drejtohet nga kandidati socialist, Edi Rama.

Kreu i opozitës, Rama ka lënë të kuptohet në mediat vendore se do të kandidojë sërish për një mandat të kartët për kreun e kryeqytetit.
XS
SM
MD
LG