Ndërlidhjet

Bukuresht: Rumania - SHBA, marrëveshje për mbrojte raketore


Presidenti i Rumanisë, Trajan Bashesku, tha sot se vendi i tij dhe Shtetet e Bashkuara, janë pajtuar për vendosjen e elementeve të mbrojtjes së ardhshme raketore, në një bazë jugore në Rumani.

- Jam pajtuar që sistemi anti-raketor të vendoset në Deveselu, ish bazë ajrore në rrethin Olt. Baza ajrore mbetet nën komandën e Rumanisë, tha Trajan Bashesku, në një konferencë për shtyp në Bukuresht.

Sipas tij, në bazën Deveselu, që është 30 kilometra nga kufiri me Bullgarinë, do të vendosen mesatarisht 200 e deri në 500 trupa të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Bashesku tha se mbrojtja raketore nuk është e drejtuar kundër Rusisë.

Para më shumë se një viti, Rumania dhe Shtetet e Bashkuara, i kishin filluar negociatat për vendosjen e interceptorëve raketor balistik, që do të jenë operacionalë në vitin 2015.
XS
SM
MD
LG