Ndërlidhjet

Në Kanada fiton bindshëm, Stifen Harper


Partia konservatore e kryeministrit kanadez, Stifen Harper ka fituar shumicën e ulseve në zgjedhjet e përgjithshme të Kanadasë.

Harper i cili e fillojë detyrën e kryeministrit në vitin 2006 i ka fituar dy palë zgjedhje, mirëpo deri më tash asnjëherë nuk e ka pasur shumicën në parlament. Votuesit e majtë në zgjedhjet e së hënes ndanë votat e tyre në mes të Demokratëve të rinj dhe Liberalëve derisa këta të fundit që rregullisht kanë qenë ose në pushtet ose në krye të opozitës, në këto zgjedhje kanë dalë si forca e tretë e Kanadasë.

Blloku separatist i Kebekut që kërkon pavarësimin e krahinës ku dominojnë banorët frengjisht folës, kanë fituar vetëm katër vende, shumë më pak në krahasim me 47 sa kishin në parlamentin e kaluar.
XS
SM
MD
LG